Ronaldo paralajmëron

- Bota Sot

Ronaldo paralajmëron

Cristiano Ronaldo shkëlqeu sërish në Saudi Pro League, duke shënuar dy gola në fitoren 3:0 të Al Nassr ndaj Al Akhdoud në javën e 11-të të kampionatit.

Goli i tretë i takimit u realizua nga João Félix në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Al Nassr ka një start perfekt: 10 ndeshje, 10 fitore, dhe katër pikë avantazh ndaj rivalëve kryesorë, Al Hilal.

Pas ndeshjes, Ronaldo dha një mesazh të qartë për ekipin: “Jemi në rrugën e duhur, por duhet të vazhdojmë. Sezoni është i gjatë. Kemi luajtur mirë sot, kemi shënuar tre gola, por duhet të vazhdojmë kështu. Nuk bëhesh kampion në mes të sezonit. Duhet të ecim hap pas hapi.”

Sulmuesi portugez komentoi gjithashtu rreth gjendjes së skuadrës pas lëndimeve:

“Është pjesë e futbollit. Lëndime, shumë ndeshje, shumë stërvitje… por kemi një skuadër të mirë.

Të gjithë lojtarët që hyjnë në fushë janë për të ndihmuar.”

Ronaldo përfundoi me një mesazh për ndeshjet e ardhshme: “Duhet të mendojmë për çdo ndeshje veç e veç. Do të kemi sfida të vështira çdo tri ditë. Është puna jonë, jeta jonë. T

ani jemi të lumtur, por nesër duhet të fillojmë të përgatitemi për ndeshjen tjetër.”

Me këtë dy gola, Cristiano Ronaldo është vetëm 45 gola larg arritjes së shifrës historike prej 1.000 golash në karrierën e tij.



Read it all at Bota Sot