La Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut, shënoi në Turqi

- Bota Sot

La Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut, shënoi në Turqi

Sivasspor ka marrë fitoren e radhës në Ligën e Parë turke.

Ata mposhtën në javën e 19-të Bandirmaspor me shifrat 2:0. 

Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Valon Ethemi shënoi golin e 2-të të ndeshjes.

Në 3 takimet e fundit, 28-vjeçari numëron 3 gola me Sivasspor, tregues i formës mbreslënëse.

Vlen të përmendet se Ethemi është “produkt” nga akademija e Dinamos, ndërsa bëri “bujë” me Kukësin.

Më pas zgjodhi të luaj në Turqi, ndërsa aktualisht është i huazuar te Sivasspor.

Në 2018-ën, Valon Ethemi bëri debutimin me Shqipërinë U-21, por më pas vendosi të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut, me të cilët numëron 4 paraqitje.



Read it all at Bota Sot