Kapiteni Granit Xhaka është në superformë dhe po i jep shkëlqimin Sunderlandit në Kampionatin Anglisë.
Xhaka është prej futbollistëve më të vlerësuar në Premier League.
Xhaka në intervistën e dhënë së fundmi ka folur edhe për transferimin te Sunderlandi.
Ka dhënë një deklaratë shumë interesante.
“Disa vendime marrin kohë, por unë vendosa menjëherë.
Pronari më thirri dikur në qershor, rreth orës 11 të natës”, tha Xhaka. Shqiptarët, thirrja në telefon në atë kohë ka të bëjë me diçka të keqe, apo të mirë, shkruan “Kicker”.
Xhaka fillimisht kishte menduar se ishte shaka, pasi nuk besonte se ai po e thërriste atë.
Pronari ishte zvicerani Kyril Louis-Dreyfuss, i cili Sunderlandin e kishte marrë prej vitit 2020. Xhaka nuk e dinte se Sunderlandi ka pronar zviceran.
“Çelësi i transferimit ishte se asnjë pronar tjetër nuk më kishte thirrur personalisht në transferimet e mëparshme. Kjo më ka impresionuar”, ka tha Xhaka.
Ylli nga Kosova, kapiteni i Zvicrës është gati për sfidën e nesërme kundër Leeds Utd.
Sunderland aktualisht ndodhet në pozitën e shtatë me 27 pikë. Suanderland – Leeds Udt luhet në orën 15.00.