Dinamo kërkon trofeun e parë

- Bota Sot

Dinamo kërkon trofeun e parë

Dinamo dhe Egnatia do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë sezonal.

Dy skuadrat do të luajnë në “Air Albania” finalen e Superkupës së Shqipërisë, aty ku objektivi trofe, mbetet për të dyja skuadrat për t’i treguar njëra-tjetrës se nuk do të lëshojnë asgjë nga dora.

Si Dinamo, ashtu edhe Egnatia e mbyllën sezonin e fundit me trofe, me kryeqytetasit që fituan Kupën ndërsa Egnatia titullin dhe Superkupën e vitit të shkuar.

Sa i përket përballjeve direkte, dy skuadrat kanë luajtur 30 herë mes tyre, me Egnatian që ka fituar 15 ndeshje kundrejt 5 fitoreve të Dinamos.

10 sfida të tjera janë mbyllur në barazim, ndërkohë që golaverazhi mes tyre është 37-19 për Egnatian.



Read it all at Bota Sot