Milani po kalon formë të mirë të Serie A dhe është prej kandidatëve më seriozë në luftë për titullin e kampionit në Itali.
Nkuku është shënues i dyfishtë në fitoren e Milanit me rezultat 3:0 ndaj Veronës.
Futbollisti shqiptar Ardon Jashari futet në lojë në minutën e 71-të.
Jashari e ka zëvendësuar yllin kroat, Luka Modriç.
Futbollisti shqiptar bëri paraqitje të mirë për 19 minuta në petkun e gjigantit italian, Milani.
Një ndeshje e dominuar nga vendasit dhe fitore e thellë falë golave të Pulisic (45+1), Nkuku (48 e 53).
Milani renditet në vend të parë me 35 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Interi.
Verona është në vendin e 18-të me 12 pikë të mbledhura.