Enrique i prish planet Barcelonës

- Bota Sot

Enrique i prish planet Barcelonës

Marcus Rashford i ka bindur të gjithë te Barcelona, duke shënuar 7 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me katalanasit.

Me formën e treguar, sigurisht që Barcelona do të ushtrojë të drejtën e blerjes së anglezit për 30 milione euro në fund të këtij sezoni. Por, lajmi i keq për katalanasit vjen nga Franca.

“Mundo Deportivo” zbulon se PSG po e ndjek me shumë interes situatën e Rashford, i cili pëlqehet shumë nga Luis Enrique, ndaj kampioni në fuqi i Europës është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për sulmuesin anësor.

Tashmë dihet që kur vjen puna të financat, PSG është dukshëm lart mbi Barcelonën dhe sigurisht që Manchester United do e shesë lojtarin aty ku i vjen oferta më e mirë ekonomike.



Read it all at Bota Sot