Mesfushori shqiptar nuk pati më shumë se 19 minuta lojë, por mori notë të mirë në përballje Milani – Verona.
Është fjala për futbollistin Ardon Jashari i cili u fut në minutën e 71-të në vend të yllit kroat, Luka Modriç.
Jashari luajti për 19 minuta në fitoren e madhe të Milanit me rezultat 3:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së 17-të të Serie A.
Milani prin me 35 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Interi në pozitën dytë me 33 pikë.
Futbollisti i Milanit, Christopher Nkunku, është lojtar i ndeshjes me notën 8.5 duke iu referuar statistikave të faqes së specializuar “Sofascore”.
Jashari u lartësua me notën 6.8.
Ndryshe Jashari mbahet mend edhe nga Doha e Katarit më 2 dhjetor të vitit 2022, ku kapiteni Granit Xhaka shpalosi fanellën me mbiemrin e tij (Jashari) pas ndeshjes me Serbinë në kuadër të Kampionatit Botëror, e cila pati shkaktuar zemërim të madh në Serbi.