Futbollisti Rasmus Hojlund është protagonist i fitores së Napolit, me rezultat 2:0 në konak të Cremoneses.
Vendasit u përpoqën me potencialin që kishin, por pa forcë për të ndalur kampionin në fuqi të Italisë.
Rasmus Hojlund – shënues i dyfishtë (13’ e 45’).
Ai me dy gola në 45 minutat e parë ishin shkatërrimtar për mikpritësit.
Rasmus Hojlund është në pozitën e pestë si shënues me gjithsej 6 gola, dy më pak se lideri Lautaro Martinez i Interit.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë duke dhënë kontribut në triumfuan e madh të kampionit në fuqi.
Milani kryeson me 35 pikë në Serie A, por ka një ndeshje më shumë se Napoli (34), Interi (33 pikë) etj.