FC Prishtina zyrtarizon një mesfushorin e talentuar

- Bota Sot

FC Prishtina zyrtarizon një mesfushorin e talentuar

Mesfushori 20-vjeçar Arjol Bllaca është përforcimi i parë i FC Prishtinës për sezonin pranveror, duke u transferuar nga KF Ramiz Sadiku, ku realizoi 10 gola dhe u dallua me paraqitje shumë të mira.

Bllaca ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës U15, U17, U19 dhe U20, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e klubeve Ballkani dhe 2 Korriku.

Ai pritet të jetë një shtesë e rëndësishme në repartin e mesfushës për pjesën pranverore të sezonit.

FC Prishtina i uron mirëseardhje Arjol Bllacës dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër



Read it all at Bota Sot