Numri një i stolit të PSG, Luis Enrique, u vlerësua si “Trajneri më i mirë” në edicionin e “Globe Soccer Awards”.
Luis Enrique, i cili ndërtoi një ekip të pamposhtur në vitin e tij të dytë te PSG-ja, e udhëhoqi ekipin e tij drejt një serie fitoresh që sollën trofe gjatë gjithë vitit.
Tekniku spanjoll, në krye të stolit të PSG-së, fitoi Champions League, Superkupën UEFA, Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Francës dhe Kupën Ndërkontinentale FIFA.
Luis Enrique u zgjodh gjithashtu si trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë”.