Hojlund e kalon shifrën e golave të shënuar të sezonit të kaluar

- Bota Sot

Hojlund e kalon shifrën e golave të shënuar të sezonit të kaluar

Me gjashtë gola në kampionat për Napolin këtë sezon, Rasmus Højlund e ka kaluar tashmë numrin e golave që kishte shënuar në Premier League me Manchester United në sezonin 2024-25.

Reprezentuesi danez ka pasur një fillim shumë të mirë sezoni te Napoli, duke shënuar shtatë gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Ish-sulmuesi i Manchester United ka realizuar gjashtë gola në 12 paraqitje në Serie A këtë sezon, dy më shumë sesa kishte shënuar në Premier League me United në sezonin 2024-25.

Sezonin e kaluar, Højlund kishte shënuar 10 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilëve katër në 32 ndeshje të Premier League.

Danezi iu bashkua Napolit verën e kaluar nga “Djajtë e Kuq” në formë huazimi me detyrim blerjeje.

Højlund kishte luajtur më parë në Serie A me Atalantën në sezonin 2022-23, ku shënoi nëntë gola në 32 ndeshje kampionati.

Napoli aktualisht ndodhet në vendin e tretë në renditjen e Serie A, dy pikë pas kryesuesve të Interit, me të cilët do të përballet më 11 janar 2026 në “San Siro”.

Dopieta e fundit e Højlund kundër Cremonese-s së Jamie Vardy-t të dielën e ndihmoi Napolin të qëndrojë në garë me Interin dhe Milanin e vendit të dytë, që ndodhet vetëm një pikë mbi skuadrën e Antonio Contes.

Napoli ka fituar tashmë një trofe këtë sezon, duke ngritur Superkupën e Italisë në Riad më herët gjatë këtij muaji.



Read it all at Bota Sot