Ferizaj propozon Betim Isufin kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

- Bota Sot

Ferizaj propozon Betim Isufin kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Po bëhet një luftë e madhe në disa Lidhje Rajonale të Futbollit, secili nga kandidatët do të jetë në Komitetin Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ferizaj ka FC Ferizaj ka propozuar Betim Isufin kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

“Pas shpalljes së zgjedhjeve për Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Ferizaj, të cilat do të mbahen në Kuvendin e saj më 17 janar 2026, klubi ynë Ferizaj, së bashku me Tefik Çanka, Vjosa, si dhe disa klube e shkolla të futbollit, propozon: Betim Isufin për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mandati 2026–2030

Si Drejtor Menaxhues i FC Ferizaj, ai ka treguar vizion dhe përgjegjësi në menaxhimin administrativ të klubit.

 Jurist i diplomuar nga Universiteti i Prishtinës
I certifikuar nga UEFA në Menaxhimin e futbollit.
 Delegat i Ligës së Parë dhe Superligës U21

Me njohuri të mira të gjuhës angleze

Betim Isufi përfaqëson energjinë e re, profesionalizmin dhe zërin e rajonit të Ferizajt në institucionet më të larta të futbollit të Kosovës.

Besojmë se përvoja, përkushtimi dhe integriteti i tij do të jenë një vlerë e shtuar për FFK-në dhe për të ardhmen e futbollit në Kosovë”, thuhet nga FC Ferizaj.

Mbetet të shihet secili do të shkojë në KE të FFK-së, Betim Isufi apo Iljaz Mjaku, pasi edhe ky i fundit raportohet se ka mbledhur nënshkrime.



Read it all at Bota Sot