Revolucion total te Tirana

- Bota Sot

Revolucion total te Tirana

Tirana ka zyrtarizuar largimin e 9 lojtarëve nga klubi.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bardheblutë shkruajnë: “KF Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.

Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme.

Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”.

Një revolucion i madh të kryeqytetasit që ndodhen në vendin e fundit me 10 pikë. Në 18 javë kampionat kanë marrë vetëm 1 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje.

Statistika vërtetë të kqëija për një klub me histori siç është Tirana.



Read it all at Bota Sot