Interi, i hapur për shitjen e De Vrij pas interesimit të Barcelonës

- Bota Sot

Interi, i hapur për shitjen e De Vrij pas interesimit të Barcelonës

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Interi i Milanos është i gatshëm ta shesë Stefan de Vrij në afatin kalimtar të janarit, nëse klubi arrin të transferojë një mbrojtës të ri qendror.

Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ka humbur rëndësinë në skuadër nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.

Futbollisti 33-vjeçar është shfaqur si një objektiv afatshkurtër për Barcelonën, e cila synon të përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së dimrit.

Ndërkohë, Interi ka identifikuar Mario Gila-n e Lazios dhe Tarik Muharemovic-in e Sassuolos si alternativa të mundshme për mbrojtjen, çka mund të hapë rrugën për largimin e De Vrij.

Holandezi është në kërkim të minutave të rregullta në fushë, me synimin për të siguruar një vend në listën e Kombëtares për Kampionatin Botëror.



Read it all at Bota Sot