Musiala varet nga testet

- Bota Sot

Musiala varet nga testet

Bajerni i Mynihut do të rikthehet nga pushimi dimëror këtë javë.

Pas një pushimi të suksesshëm, klubi bavarez synon të ruaj momentumin kur Bundesliga rifillon më 11 janar.

Vinsent Kompani do të marrë një përforcim të madh pasi Jamal Musiala synon të rikthehet në mbarim të pushimit dimëror.

Mesfushori sulmues gjerman po bën gjithçka të mundshme për tu rikthyer i gatshëm për rifillimin e Bundesligës kundër Volfsburg. Sipas Kiker, Musiala do të raportoj në Mynih më 2 janar për stërvitje shtesë. Lojtarët e tjerë të skuadrës së parë do të raportojnë për testet fizike më 3 janar.

Musiala ka nevojë për stërvitje shtesë për tu integruar me skuadrën e parë disa ditë më pas. 22-vjeçari kishte marrë pjesë në disa seanca stërvitore para pushimit dimëror, por ende ka punë për tu bërë për tu përfshirë në skuadrën e ndeshjes.

Bajerni nuk ka ngut për rikthimin e tij, pasi dëshiron të shmang një rikthim të dëmtimit. Mesfushori gjerman ka qenë jashtë fushës që nga qershori, pasi pësoi një dëmtim serioz gjatë përballjes kundër Paris Seint-Zhermain në Botërorin e Klubeve.

Ishte një goditje e madhe për bavarezët, pasi ata tashmë humbën disa sulmues në verë. Ata gjithashtu nuk arritën të siguronte objektivin e tyre kryesor – Florian Virtz, i cili përfundoi duke u bashkuar me Liverpul në vend të Bajernit. Bashkë me Majkëll Olise, Musiala ka qenë krijuesi kryesor në të tretën e fundit të fushës gjatë 18 muajve të fundit. Bajerni e konsideron Musialan pjesë të shtyllës së tyre për dekadën e ardhshme, çka u theksua nga përpjekjet intensive për të përfunduar bisedimet e kontratës me të në fillim të vitit 2024. Në mungesë të Musialas gjatë pjesës së parë të sezonit, Vinsent Kompani ka arritur të nxjerr më të mirën nga sulmuesit e tjerë pas Herri Kejn.

Olise ka vazhduar formën e mirë nga sezoni i kaluar, ndërsa Luis Diaz ka filluar menjëherë pas mbërritjes nga Liverpul në verë. Serxh Gnabri gjithashtu është dukur se është rikthyer në formën e tij më të mirë nën Kompaninë, pasi ka luajtur kryesisht në pozicionin dhjetë, ku zakonisht operon Musiala për Bajernin e Mynihut. Lenart Karl ka qenë një zbulim për Bajernin, pasi 17-vjeçari ka dhënë gola dhe asistime vendimtare gjatë pjesës së parë të sezonit.



Read it all at Bota Sot