Majk Menja mbetet një shqetësim për Milanin, për sa kohë akoma nuk ka rinovuar. Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, për këtë drejtuesit po bëjnë të pamundur që të vijë firma. Vetë Igli Tare është pyetur disa herë për gardianin e kuqezinjve.
Sot në Itali është treguar menaxhmenti i Milanit ka kërkuar zyrtarisht një takim me menaxherin e lojtarit, Xhonatan Kebe. Po ashtu prezent do të jetë edhe portieri Menja.
Milani synon të rinovojë edhe për 3 vite me Menja dhe me opsion rinovimi edhe një vit tjetër.
Po ashtu rroga do të përmirësohet me 5.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 7 milionë euro bashkë me bonuset.
Trade the World’s Top Indices in Real TimeIC Markets
Gold CFDs vs Futures: Which Suits Your Trading Style?IC Markets
Një kontratë e ngjashme me Rafa Leaon, që është më i paguari te Milani. Menja është titullar i padiskutueshëm, për këtë nuk duan ta humbasin dhe aq më pak me kosto 0 në verë.