“Transfermarkt” ka përditësuar vlerësimet e lojtarët, për herë të fundit në vitin 2025.
Bie në sy rënia drastike prej 470 mijë eurosh, e Gabriel Silvës te Vora. Ky i fundit tashmë mban vlerën 30 mijë euro.
Rënie drastike pësoi edhe Rouen Hjumen. Mesfushori i Partizanit afrohej nga Afrika e Jugut, duke u bërë lojtari më i vlerësuar në treg me 850 mijë euro. Tashmë vlera e tij është 500 mijë euro.
Sherif Kallaku i Vllaznisë me 700 mijë euro, bëhet lojtari më i vlerësuar. Lojtarët që kanë shtuar më shumë, pikërisht nga 200 mijë euro, janë Mario Dajsinani, Alesandro Albanese, Martin Janaçek dhe Çibuike i Vorës.
Lista me “Top 7” lojtarët më të vlerësuar është: Sherif Kallaku, Arbenit Xhemajli, Mario Dajsinani, Rouen Hjumen, Fernando Medeiros, Luçiano Skuadrone, Dejvi Bregu. Më pas me të njëjtën vlerë, pikërisht 400 mijë euro, qëndrojnë Bernard Berisha, Martin Janaçek, Marçelino Preka, Sigitas Olberkis, Alesandro Albanese dhe Higor Vidal.