Edhe pse nuk fitoi asnjë trofe, Roma pati një mesatare më të lartë pikësh gjatë vitit kalendarik 2025 sesa çdo tjetër skuadër në Serie A.
Napoli fitoi “Scudetton” në maj pas një beteje me Interin, duke i marrë kreun në raundin e fundit.
“Partenopei” janë sërish në një garë të fortë me “Nerazzurrët” dhe Milanin për titull këtë sezon ndërsa ky vit po mbyllet.
Megjithatë, Roma ishte skuadra më e mirë e vitit 2025, duke grumbulluar 82 pikë në Serie A gjatë 12 muajve të fundit, me një mesatare prej 2.22 pikësh për ndeshje.
Pas tyre vijnë Napoli dhe Interi, të dy me një mesatare prej 2.08 pikësh për ndeshje, ndërsa më pas bie ndjeshëm Milani me 1.92 pikë për ndeshje.
Juventus është i pesti me 1.89 pikë për ndeshje, më pas Atalanta me 1.49 dhe Lazio me 1.46.
Roma kryeson gjithashtu te trajnerët Claudio Ranieri dhe Gian Piero Gasperini për numrin më të madh të fitoreve me 26 dhe mbrojtjen më të mirë, duke pësuar vetëm 22 gola.
Napoli humbi ndeshjet më pak, vetëm pesë, ndërsa Interi ishte skuadra më sulmuese me 69 gola të shënuar.