Arsenali do të fitojë gjithçka

- Bota Sot

Arsenali do të fitojë gjithçka

Mbrojtësi qendror i Arsenalit, Uilliam Saliba, ka shprehur bindjen se skuadra e tij është e aftë të luftojë për 4 trofetë këtë sezon. Kështu paralajmëroi shokët e skuadrës, se historia nuk do t’i mbajë mend nëse nuk e mbushin “palmaresin” me trofe.

Arsenali e kaloi Krishtlindjen në krye të tabelës së Ligës Premier për herë të tretë në katër vitet e fundit, por ende kërkon ta hedhë hapin final dhe ta fitojë realisht titullin nën drejtimin e Artetës. Pavarësisht punës mbresëlënëse të trajnerit spanjoll, ai ka vetëm një trofe madhor në CV-në e tij si trajner i “Topçinjve”:

‘FA Cup’ të sezonit 2019/20. Një nga kritikat më të shpeshta ndaj këtij Arsenali ka qenë paaftësia për ta mbyllur me sukses garën në momentet vendimtare. Mirëpo Saliba beson se ky sezon do të jetë ndryshe. Fitimi i katër trofeve në një sezon nuk është arritur kurrë në futbollin anglez. Junaitid (1998/99) dhe Siti (2022/23) kanë fituar nga tre trofe, por Saliba pranon se guxon të ëndërrojë që Arsenali të bëhet skuadra e parë që e realizon këtë sukses:

“Sigurisht që mund t’i fitojmë disa trofe, sepse në çdo kompeticion ku luajmë, e dimë që kemi potencial për ta fituar. Ishim fare pranë titullit në Premier Ligës në tre sezonet e fundit, ndërsa sezonin e kaluar ishim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Ligës, kështu që e dimë se mund të fitojmë çdo kompeticion”.

Access Global Index Opportunities in One PlatformIC Markets

Trade BTC and ETH Without Owning the CoinsIC Markets

Arsenali ka ndërtuar me meritë reputacionin e një prej skuadrave më të mira në Evropë, por për Saliban kjo nuk mjafton pa trofe. Francezi nuk ishte pjesë e skuadrës që fitoi “FA Cup” pesë vite më parë dhe deri tani ka vetëm dy Superkupa të Anglisë. Fitimi i trofeve ishte një nga arsyet kryesore, pse ai vendosi të rinovojë kontratën me Arsenalin në shtator.

“Duhet ta tregojmë këtë në fushë dhe duhet të fillojmë të fitojmë trofe tani. Jemi në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, kanë mbetur edhe tri ndeshje për ne dhe duhet ta mbyllim duke filluar nga janari kundër Çelsit. Do të jetë një ndeshje e madhe, një derbi i madh, prandaj duhet të vazhdojmë përpara.

E dimë që jemi afër dhe duhet të nxjerrim mësime nga sezoni i kaluar. Di të them se në fund të karrierës numërohen trofetë. Kupwn e Ligës duam ta fitojmë, ashtu si çdo kompeticion tjetër ku jemi në garë!”, përfundoi francezi.



Read it all at Bota Sot