Bournemouth importoi një pikë të madhe nga stadiumi “Stamford Bridge” në Londër.
Skuadra e Chelseat zhgënjeu si vendas duke barazuar me rezultat 2:2 në duel me Bournemouth-in, në takimin e javës së 19-të të Premier League në futboll.
Për Chelsean shënuan Palmer (16), Fernandez (23) dhe për udhëtuesit Brooks (6) e Kluivert (27).
Chelsea është në vend të pestë me 30 pikë e Bournemouth në të 15-tin me 23 sosh.