Prezanton portierin Burhan Mustafa

- Bota Sot

Prezanton portierin Burhan Mustafa

Drejtuesit e KF Rramalisë, e kanë marrë shumë seriozisht punën rreth ndërtimit të një skuadre që në pranverë do të tentojë inkuadrimin në Ligën e Tretë të Maqedonisë – Veri.

Pas dy super përforcimeve të bëra me emra të njohur të futbollit vendor, siç janë Ismail Abdullahu dhe Emir Aliu, ata gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe shkupjanin e tretë, portierin Burhan Mustafa.

Bëhet fjalë për një portierë me mjaft eksperiencë, që pas vetes ka një bagazh të pasur edhe nga ndeshjet e Ligës së Parë, duke mbrojtur portat e FC Shkupit, Rabotniçkit, Borecit, Dritës së Bogovinës, e Voska Sport, ndërsa gjithashtu i njëjti numëron edhe mbi 100 ndeshje me skuadrat në Ligën e Dytë, aty ku së fundmi mbronte ngjyrat e Shkëndijës së Haraçinës.

Mustafa, gjithashtu ka bërë karrierë edhe në futbollin kosovar, duke mbrojtur portën e Ferizajit.

Angazhimi i tij nga ana e drejtuesve të KF Rramalisë, vetëm konfirmon ambiciet e kësaj skuadre për stinorin pranveror në Ligën komunale të Kumanovës.



Read it all at Bota Sot