Manchester Utd çudit, barazon me ekipin që nuk ka fitore për 19 javë

- Bota Sot

Manchester Utd çudit, barazon me ekipin që nuk ka fitore për 19 javë

Mancehster Utd ka dëshpëruar keq tifozët e vet në “Old Trafford”, duke barazuar me rezultat 1:1 me ekipin e Wolves-it.

Një barazim që mund të konsiderohet si humbje, kur kihet parasysh se Wolves për 19 javë nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Futbollisti Zirkzee (27) shënoi për Manchester Utd dhe Krejci (45) për Wolvesin.

Manchester Utd zë vendin e gjashtë me 30 pikë dhe Wolves të fundit me 3 pikë.

Wolves nuk di për fitore, ka 3 barazime e 16 humbje për 19 javë, një seri katastrofale.



Read it all at Bota Sot