Ja çfarë ndodhi me sulmuesin e Kombëtares

- Bota Sot

Ja çfarë ndodhi me sulmuesin e Kombëtares

Armando Broja i trembi të gjithë në minutën e 89-të, ndërsa Burnley po përballej me Newcastle.

Sulmuesi i Kombëtares pësoi një goditje, që u duk se ishte e rëndë nga reagimi i lojtarit në fushë.

Armando Broja reklamonte dhimbje të mëdha në fushën e blertë, megjithatë ishte trajneri Skot Parker që po e shtynte të vazhdonte.

Dhe pse e provoi fillimisht, më pas stafi mjekësor u afrua për ndihmën e parë.

Loja rifilloi për Brojën në minutën e 92-të, pasi edhe stafi mjekësor dha “ok”. Sulmuesi shqiptar ndërkohë vazhdonte të çalonte në disa momente.

Broja bëri mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Burnley ndërkohë u mposht 1:3 nga Newcastle, ndërsa goli i vetëm për ekipin e tij u asistua nga Broja.



Read it all at Bota Sot