Luis Enrique bën bilancin: 6 trofe brenda një viti janë shumë

- Bota Sot

Luis Enrique bën bilancin: 6 trofe brenda një viti janë shumë

PSG mund të konsiderohet pa frikë si skuadra më e mirë e vitit 2026 në futboll.

Plot 6 trofe të fituara nga skuadra pariziene tregojnë qartë për përformancën e jashtëzakonshme të treguar nga djemtë e trajnerit Luis Enrique.

“6 trofe nuk janë pak. Jo keq si rezultat i një sezoni.

Kjo do të thotë se këtë vit kemi bërë një paraqitje të mirë dhe i kemi merituar këto tituj. Të gjithë së bashku”, deklaroi Luis Enrique, duke bërë një përmbledhje të vitit.

“Në harkun kohor të një viti janë dy gjysmë-sezonesh.

Pas trofeve të fituara sezonin e kaluar edhe këtë sezon kemi treguar se kemi ruajtur të njëjtin mentalitet.

Kjo na bën të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”, u shpreh trajneri spanjoll.



Read it all at Bota Sot