Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përkatësisht në Prokuple dhe Administrata Doganore, në pikën kufitare në Merdarë, sekuestruan më shumë se 30 kilogramë substancë të dyshuar si kokainë, gjatë së cilës u arrestuan dy shtetas shqiptarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, raportojnë mediat në Serbi.
Dogana deklaroi në një deklaratë se droga ishte shpërndarë në 28 pako dhe u zbulua gjatë një inspektimi të detajuar në hapësirat e furgonit.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestuan S. L. (23) dhe B. U. (25), shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Mbrëmë, policia, së bashku me Administratën Doganore, gjatë inspektimit të një furgoni Mercedes me targa shqiptare, të drejtuar nga S. L. dhe në të cilin B. U. ishte pasagjer, gjetën 28 pako me 30 kilogramë dhe 896 gramë substancë pluhur të dyshuar si kokainë në hapësirat nën tapiceri. S. L. dhe B. U. u urdhërua të mbahen në paraburgim deri në 48 orë dhe do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple”, tha Ministri serb Ivica Daçiq.