Futbollisti Vigan Ademi ka ndarë rrugët me klubin e Ferizajt.
Lajmi bëhet i ditur nga FC Ferizaj.
Ferizaj është në zonën e kuqe përkatësisht në vendin e parafundit me 19 pikë të mbledhura në pjesën vjeshtore.
“FC Ferizaj njofton se, pas 6 muajsh bashkëpunimi, klubi dhe futbollisti Vigan Ademi kanë përfunduar bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
FC Ferizaj e falënderon Vigan Ademin për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së tij në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike”, njofton FC Ferizaj.