Kapiteni Granit Xhaka me Sunderlandin janë para sprovës së vështirë të ditës së parë të Vitit të Ri.
Sunderlandi nesër në orën 21.00 do të përballet me Manchester Cityn, në takimin e javës së 19-të të Premier League në futboll.
Xhaka me shokë synojnë befasinë edhe ndaj Cityt të Pep Guardiolës.
City zë vendin e dytë me 40 pikë e Sunderlandi të shtatin me 28 sosh.