Ferizaj është në situatë të palakmueshme sa i përket renditjes në tabelë, në vendin e parafundit (i nënti) me 19 pikë në edicionin vjeshtor të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizaj synon të përforcohet në çdo aspekt për vazhdim të kampionatit.
Ferizajasit përforcohen me futbollistin me përvojë, Kushtrim Shabani.
“FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani!
Kushtrimi ka qenë më herët pjesë e SC Gjilanit, ndërsa së fundmi ka luajtur për KF Llapi.
Ai sjell me vete eksperiencë, stabilitet dhe cilësi në repartin e mesfushës”, njofton FC Ferizaj..