Ja sa ndeshje ka shqiptari e sa Goran Pandev për Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Ja sa ndeshje ka shqiptari e sa Goran Pandev për Maqedoninë e Veriut

Enis Bardhi është kapiten i Maqedonisë së Veriut në futboll.

Bardhin e pret punë e madhe më 26 mars me Maqedoninë e Veriut në përballje me Danimarkën në kuadër të gjysmëfinales së Play-Off-it, ku kërkojnë një biletë për në Kampionatin Botëror. 

“Kur shihni Goran Pandevin, Enis Bardhin dhe Goce Sedloskin në një foto, është e qartë se çdo tifoz i vërtetë i futbollit në Maqedoni do të ketë emocione.

Pandev, Enisi dhe Sedlo janë kapitenët e ekipit A për dy dekadat e fundit. Së bashku ata kanë 302 paraqitje”, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.

Sa ndeshja ka Bardhi e sa Pandev?

“Pandev (ish futbollist) ka 122 paraqitje dhe ishte kapiten në 91 ndeshje. Goce Sedloski (trajner aktualisht) përfundoi me 100 paraqitje dhe ishte kapiten në 43 ndeshje, dhe Enis Bardhi është kapiten në 29 nga 80 ndeshjet e tij për Maqedoninë.

Dhe ky numër për kapitenin aktual do të rritet, duke ditur se Bardhi ka ende vite për të luajtur”, shkruan mes të tjera.



Read it all at Bota Sot