Tifozi i Kongos është hit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ja pse qëndroi si statujë gjatë gjithë ndeshjes

- Bota Sot

Tifozi i Kongos është hit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ja pse qëndroi si statujë gjatë gjithë ndeshjes

Kupa e Kombeve të Afrikës njihet për fenomene të pazakonta, madje edhe të çuditshme, dhe një prej tyre është një prezantues radioje nga RD e Kongos i cili u bë hit në internet për shkak të mënyrës se si i mbulon ndeshjet.

Konkretisht, Kuka Muladinga e shikoi ndeshjen kundër Botsvanas duke qëndruar i palëvizshëm, i veshur me kostum me dorën e ngritur lart.

Edhe pse publiku përreth tij kërceu dhe festoi fitoren e madhe të RD të Kongos me rezultatin 3:0 për tu kualifikuar në fazën eliminatore, Muladinga i ngrirë as nuk ia plasi sytë.

Një vend që nuk e ka fituar kurrë Kupën e Kombeve të Afrikës në histori ka avancuar në fazën eliminatore.

Ai e performoi për ti bërë homazh bashkatdhetarit të tij më të famshëm - Patrice Lumumba, përndryshe udhëheqësi i luftës për pavarësinë e RD të Kongos.

Muladinga imitoi qëndrimin dhe pozën e tij për ndeshjen e dytë radhazi, pasi performoi të njëjtën gjë edhe gjatë ndeshjes së parë të grupit kundër Senegalit.



Read it all at Bota Sot