Klubi më i mirë në Botë nuk pret më

- Bota Sot

Klubi më i mirë në Botë nuk pret më

Situata në klubin e Çelsit ka pësuar një përshkallëzim dramatik në ditët e fundit dhe tashmë largimi i trajnerit Enco Mareska duket thjesht çështje orësh.

Kjo vjen pas deklaratave të italianit kundër klubit dhe zërave gjithnjë me më shumë në rritje se ai po projektohet si një pasardhës i Pep Guardiolës në pankinën e Mançester Sitit.

Mareska kaloi dy sezone relativisht të suksesshme me Çelsin duke ringjallur klubin fillimisht me fitoren e Ligës së Konferencës e më pas edhe me Botërorin e Klubeve, duke ngjitur londinezët në majën e futbollit botëror.

Por deklarata e tij pak ditë më parë, kur tha se kishte përjetuar 48 orët më të vështira të karrierës së tij në futboll si dhe mungesë mbështetje, që u nënkuptua si përplasje me drejtuesit, nisi të tensiononte situatën te blutë.

Kjo solli edhe mungesën e rezultateve dhe daljen e Çelsit nga lufta për titullin.

Dje mediat britanike raportuan se drejtuesit do të mblidheshin për të diskutuar për të ardhmen e tij në ditët e para të vitit 2026, por sot është bërë e ditur se ata nuk do të presin pasi kanë planifikuar që ky vendim të merret brenda datës 1 janar për të mos humbur shumë kohë. Pritet që Mareska të shkarkohet nga drejtimi i londinezëve, ndërsa nuk ka ende një kandidat të qartë për të marrë vendin e tij në pankinën e bluve.



Read it all at Bota Sot