Chelsea kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit, me trajnerin italian, Enzo Maresca.
Është nën presion pas barazimit kundër Bournemouthit në javën që e lamë pas në kuadër të Premier League në futboll.
Enzo Maresca po shkon drejt dorëheqjes si trajner i Chelseat.
Ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar, as nga trajneri italian dhe as nga klubi, me të cilin fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube.
Drejtuesit e klubit do të takohen sot dhe vendosin fatin e trajnerit.