Igli Tare ka nisur punën për të përforcuar ekipin në merkaton e janarit, me afrime futbollistësh në të gjithë repartet, por me një fokus të veçantë mbi sulmin.
Afrimi i Fyllkrug është vetëm një hap, pasi sulmuesi është në huazim.
Drejtuesi shqiptar kërkon një lojtar i cili të jetë për shuam vite pika e referimit në repartin e avancuar dhe të mundësojë që klubi të bëjë hapin e radhës.
Sipas mediave italiane, emri i piketuar është ai i 19-vjeçarit Sidiki Sherif, i cili po shkëlqen në radhët e Onzhe në France. I lindur në Guine, por i zhvendosur në Francë që kur ishte 5-vjeçar,
Sherif ka shënuar 4 gola në këtë edicion në kampionatin francez, por ka spikatur sidomos për faktin se ka nëj fizik mbresëlënës, luan me të dy këmbët dhe di të mbrojë topin si një ekspert.
Të gjitha karakteristika të një numri 9 që kërkohet ngado, ndaj nuk ëshë çudi që në ndjekje të tij janë vënë skuadra nga e gjithë Europa si Vijareal, Aintraht Frankfurt apo Kristal Palas, pa harruar të mëdhenjtë e futbollit francez. Milani e ndjek prej kohësh, por tashmë Tare duhet të vendosë nëse klubi duhet të investojë 25-30 milionë euro që kërkon Onzhe për të lënë të largohet futbollistin i cili ka padyshim hapësira të mëdha përmirësimi.