Media italiane çudit për Edon Zhegrovën, kështu e sheh

- Bota Sot

Media italiane çudit për Edon Zhegrovën, kështu e sheh

Futbollisti Edon Zhegrova është në formë të mirë në javët e fundit.

Në një shkrim të sotëm media italiane “Tuttosport” ende e sheh Edon Zhegrovën se nuk është i gatshëm për të startuar nga minuta e parë. Juventusi po bëhet gati për ndeshjen me Leccen që luhet më 3 janar në kuadër të javës së 18-të të Serie A.  

“Kanë qenë disa ditë intensive për Juventusin, i cili e mbylli vitin 2025 dhe e filloi vitin 2026 me një fokus në punën e palodhur në fushë.

Ndërsa menaxhmenti po shikon përpara duke pasur parasysh fillimin e afatit të transferimeve,

Bianconerët përballen me Leccen të shtunën, një ndeshje vendimtare për të vazhduar serinë e tyre pozitive të kohëve të fundit”, shkruan mes të tjera media italiane.

Sipas mediumit italian, Zhegrova nuk duket i gatshëm por e sheh edhe një variant tjetër,

“Bianconerët do të luajnë formacionin e tyre tashmë të zakonshëm 3-4-2-1.

Zhegrova ende nuk duket se është gati për të startuar, dhe Koopmeiners mund të kthehet në mesfushën sulmuese me Yildizin.

Megjithatë, nëse Koopmeiners do të vendoset në treshen e mbrojtjes, do të kishte një rast që Zhegrova (ose Miretti) të fillonte nga minuta e parë.

Së fundmi, zgjedhja e mesfushës sulmuese: në dy ndeshjet e fundit, Spalletti ka zgjedhur Opendan, ndërsa David ende duket se është në mbrojtje”, shkruan më tej.

Formacioni i mundshëm sipas mediumit italian
Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Koopmeiners; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Conceicao/Zhegrova, Yildiz; Openda. Trajner: Spalletti.



Read it all at Bota Sot