KEK-u nga Kastrioti, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ka emëruar kapitenin trajner.
KEK-u synon të sigurojë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra e nga Kastrioti e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e 14-të me 15 pikë të mbledhura.
“Vitin 2026 e fillojmë me një njoftim të rëndësishëm për klubin tonë.
Kryesia e FC KEK ka vendosur që kapiteni Besart Dushi të emërohet trajner i klubit, me një projekt trevjeçar.
Besart Dushi ka një karrierë të pasur si futbollist, duke qenë më herët pjesë e klubeve Ferizaj, Drenica dhe Arbëria, ndërsa tash e 7 vite është kapiten i FC KEK, duke u shquar për lidership, disiplinë dhe përkushtim maksimal.
Ai tashmë është dëshmuar edhe si trajner, pasi për 4 vite ka udhëhequr gjeneratën U17, ku ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke e shpallur ekipin kampion në nivel nacional të Kosovës.
Si një djalë punëtor, futbollist i dalluar në fushë dhe me vizion të qartë, Besarti nis tani një karrierë premtuese si trajner i ekipit të parë.
Klubi ka besim të plotë në aftësitë dhe përvojën e tij dhe do ta mbështesë maksimalisht, me synimin që rezultatet e FC KEK të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm”, njofton FC KEK-u.