Shqiptari nuk ka të ndalur, ka bërë për vete tifozët anglezë

- Bota Sot

Shqiptari nuk ka të ndalur, ka bërë për vete tifozët anglezë

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti, me Bristol Cityn, sot shkëlqejnë para shikuesve të vet duke e mposhtur me rezultat 5:0 Portsmouth-in, në kuadër të javës së 25-të të Championship (Liga e Dytë e Anglisë). 

Futbollisti shqiptar nuk ka të ndalur, ka bërë për vete tifozët anglezë.

Mehmeti u paraqit nga minuta e parë duke dhënë kontribut të madh në këtë fitore të thellë.

Mehmeti shënoi në minutën e 24-të për epërsinë 2:0.

Golat i realizuan Randell (11), Mehmeti (24), Twine (50), Armstrong (59 e 90+3).

Bristol City renditet në vend të tetë me 39 pikë e Portsmouth në të 21-tin me 25 sosh.

Mehmeti ka shënuar tetë gola deri me tash, renditet i pesti në listën e shënuesve dhe ka tre më pak se lideri Armstrong i skuadrës së Southamptonit.

Mehmeti ka edhe 6 asistime në kampionat.



Read it all at Bota Sot