Tradita 80-vjeçare e zhytjes në lumin Tiber/ Italianët i bashkohen hedhjes nga ura romake

- Bota Sot

Tradita 80-vjeçare e zhytjes në lumin Tiber/ Italianët i bashkohen hedhjes nga ura romake

Nuk mungoi as këtë 1 janar tradita shumëvjeçare e zhytjes në lumin Tiber në Romë. Qytetarët sfiduan temperaturat e ulëta.

Temperaturat e ulëta që pushtuan Europën në festat e fundvitit nuk i ndalën italianët që të respektonin traditën 80-vjeçare për t’u zhytur në lumin Tiber në Romë.

Këtë vit ishin tre zhytësit Simone Sarabeja, Valerio Shira dhe Marko Fois që dhuruan spektakël për të pranishmit që ishin aty për të ndjekur shfaqjen.

Në zhytjen vjetore, këtë herë edhe më të guximshmit nga qytetarët e thjeshtë sfiduan frikën dhe temperaturat duke iu bashkuar kësaj tradite për t’u hedhur nga ura në qendër të kryeqytetit italian.

Zhytja në lumin Tiber në ditën e parë të vitit është një ngjarje që zhvillohet në Romë që prej vitit 1947.



Read it all at Bota Sot