Manchester City nuk ka marrë pikë të plota në konak të Sunderlandit.
Skuadra e Sunderlandit me kapitenin Granit Xhaka frenojnë (0:0) Manchester Cityn, në takimin e javës së 19-të të Premier League në futboll.
Vendasit treguan shpirt të madh luftarak ndaj Cityt të trajnerit Pep Guardiola.
City renditet në vend të dytë me 41 pikë, katër më pak se lideri Arsenali.
Sunderlandi zë vendin e shtatë me 29 pikë të mbledhura.