Portieri Gianluigi Donnarumma humbi durimin pas barazimit pa gola (0:0) të Manchester City-t kundër Sunderlandit.
Portieri i gjatë italian u përfshi në një grindje pas ndeshjes, dhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën pasi portieri i tij i parë u përplas me futbollistin kundërshtar Luke ONien.
Edhe kapiteni Granit Xhaka i doli para, mezi e ndalën incidentin!
Donnarumma bëri disa pritje të rëndësishme gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte dukshëm i frustruar që skuadra e tij nuk kishte arritur të siguronte një fitore në garën për titull.
Drejt fundit të ndeshjes, ndërkombëtari italian sulmoi rezervistin e Sunderlandit, ONien.
Tensioni vazhdoi edhe pas fishkëllimës, me tifozët vendas që brohorisnin "Kush je ti?" ndaj portierit të Cityt, duke ia përkeqësuar më tej disponimin.