Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në mbledhjen e Qeverise e cila u mbajt të mërkurën, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
Një ndër to ishte edhe emërimi i anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor” në Prizren.
Në kokursin që ishte hapur me 17 mars në të cilin të interesuarit mund të aplikonin deri me 15 prill, pra dje, ditën e martë thuhej se dokumantacionet duhet të dërgoheshin në formë fizike.
“Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 17 mars 2025 deri me datën 15 prill 2025, në mënyrë fizike, dokumentacioni dorëzohet në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, në Sallën Nr. 34 në zarf/pliko të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri i aplikuesit”, thuhej në konkurs.
Ndërsa aplikimi mund të bëhej edhe përmes postës, edhe në formë elektronike në adresën e komisionit të qeverisë.
Mirëpo vendimi për emrat u mor pas 24 orësh, kur edhe përfundoi afati për aplikim.
Pra siç duket kandidatët nuk iu nënshtruan as edhe intervistimit me gojë në këtë komision, dhe patën vetëm pak orë për të shqyrtuar aplikacionet pasi vendimi për emrat u mor në mbledhjen e orës 10:00 të qeverisë.
Sipas konkursit çdo person që aplikon për pozitën e drejtorit në këtë institucion duhet të plotësoj disa kritere.
“a. Duhet të jetë person që ka integritet të njohur, duke marr parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo person tjetër;