Derbi i ndezur

- Bota Sot

Derbi i ndezur

Barcelona do të nisë vitin 2026 me një ndeshje shumë të ndezur përballë Espanjolit në stadiumin e këtij ët fundit, në një derbi i cili gjithmonë ka prodhuar shkëndija dhe polemika.

Një ndeshje ku nuk do t’i mungojë një nga lojtarët kryesorë, Lamin Jamal, i cili nuk kishte marrë pjesë në stërvitjen e të enjtes me pjesën tjetër të ekipit.

Ai kishte nisur stërvitjet me 1 janar, por nuk kishte vazhduar me pjeswn tjetër të skuadrës, pasi kishte shfaqur shqetësime fizike. Ai u la i lirë të kthehej në shtëpi por Barcelona nuk publikoi raportin e zakonshëm mjekësor për rastin në fjalë.

Duket se Jamal ka kaluar këto probleme, pasi sot është shfaqur rregullisht në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit si përgatitje për derbin.

Bashkë me grupin është stërvitur edhe Pedri me Arauhon, të cilët pritet të jenë pjesë e skuadrës për duelin e kësaj të shtunë.



Read it all at Bota Sot