Joao Cancelo ka vendosur të mos kthehet në Arabinë Saudite për gjashtë muajt e ardhshëm, duke kërkuar një transferim te një klub i madh evropian.
Fillimisht, Barcelona dukej destinacioni i preferuar, por interesimi i fortë i Interit ka ndryshuar situatën.
Klubi zikaltër është futur në garë, duke shfrytëzuar vështirësitë financiare të katalanasve dhe gatishmërinë e Al-Hilal për të ndihmuar në mbulimin e pagës së lojtarit.
Kjo vullnet i klubit saudit vjen si pasojë e problemeve të Cancelos me trajnerin e Al-Hilal, çka ka çuar në përjashtimin e tij nga lista për vitin 2026.