Ismet Munishi: Si nuk ju vjen turp, shekulli 21 mos të paguhet djersa e kërkoni rezultate

- Bota Sot

Ismet Munishi: Si nuk ju vjen turp, shekulli 21 mos të paguhet djersa e kërkoni rezultate

Trajneri Ismet Munishi, njihet për deklarata të nxehta si gjithmonë.

Kësaj radhe ka përçuar edhe një mesazh për kolegët e tij dhe futbollistët. 

“Futbollistë të nderuar punoni fort, forconi karakterin dhe mos lypni justifikime sepse justifikimet janë për të dobëtit, futbolli është lojë e karakterit.

Koleg të nderuar punoni fort, përgatiteni skuadrën fort sepse një fjalë e urtë thotë:

‘Nëse dështon të përgatitesh, përgatitu për dështim’’. 

Koleg të nderuar që shkoni me mesitni politike shoqërore e klanore nëpër klube, ju nuk mund të keni autoritetin e duhur për të udhëheq një skuadër futbolli dhe duhet t’ju vije turp.

Kryesi të nderuara të klubeve që nuk i paguani futbollistët: Si nuk ju vjen turp, shekulli 21 mos të paguhet djersa e kërkoni rezultate.

Dhe në fund diçka e përbashkët pyetje për të gjithë:

A kini vizion ku dëshironi të mbërrini apo sot për nesër punoni sepse futbolli nuk është shumë miqësorë për njerëz pa vizion.

Do t’ju përcjelli dhe do t’ju korrigjoj të gjithëve në TV gjatë 2026 por akoma nuk e di në cilin TV.

Punë të mbarë edhe juve që nuk guxoni ose njihni fajtor me ma bo Like”, ka shkruar Munishi.



Read it all at Bota Sot