Ish - futbollisti i harruar në qytetin e vet dhe në Kosovë – ja ku jeton sot

- Bota Sot

Ish - futbollisti i harruar në qytetin e vet dhe në Kosovë – ja ku jeton sot

Qetësia, modestia dhe përkushtimi janë virtytet që e kanë karakterizuar gjithmonë Fehmi Hysenin, ish-futbollistin e dëshmuar të Kosovës, i cili në fund të viteve të 80-ta ishte pjesë e klubit më trofeshëm në vend, KF Prishtina.

Ishte mbrojtës jashtëzakonisht luftarak dhe luante mes sukses në përbërjen e Prishtinës së Ligës së Dytë Unike ish jugosllave, ku për një fije flokun nuk u kthyen në elitën federative, përfunduan në vend të tretë me 43 pikë dhe mbeten pas Zemunit e Proleterit të Zrenjanit.

Një periudhë luajti në Borcin e Ferizajt siç quhej atëkohë, pastaj në KF Ferizaj dha kontribut si kapiten në vitet e pasluftës.

Ish futbollisti i harruar në qytetin e vet dhe në Kosovë, dikur ka qenë bashkëlojtar me Ardian Koznikun, Mensur Nexhipin, Abdyl Bellopojën, Arbnor Morinën, Arbër Hasangjekajn, Besnik Kollarin, Afrim Tovërlanin, Shefqet Lajçin, Muharrem Sahitin, Nazmi Ramën, Goran Gjoroviqin, Shukri Paçaradën, Bozhidar Vuksanoviqin, Muhamed Kolenoviqin, Gani Llapashticën, Avni Stubllën, Sunaj Keçin, Adil Vokrrin, Harun Isën, Osman Ramadanin, etj.   

Sot, Fehmi Hyseni jeton në qytetin e Ferizajt, larg fushave të futbollit dhe vëmendjes mediatike. Ai mbetet një emër që nderohet nga i gjithë qyteti, një futbollist që dha shumë për futbollin.

Foto Fehmi Hyseni me fanellë bardhë e kaltër në ndeshjen në Karaburma” të Beogradit, OFK Beograd – Prishtina 1:2 (java e 27-të, 1990)



Read it all at Bota Sot