Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Championship

- Bota Sot

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Championship

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Championship me fanellën e Bristolit, duke e kthyer falë golave dhe asisteve të tij këtë klub në pretendent për ngjitjen në Premier Ligë.

Falë edhe 8 golave e 6 asisteve të mesfushorit ofensiv shqiptar, Bristol e sheh veten në vendin e 8, vetëm 1 pikë larg zonës së play-off dhe 5 pikë larg vendit të dytë që siguron ngjitjen direkt në elitë.

Sigurisht, për të bërë hapin cilësor Mehmeti & Co. kanë nevojë për ndihmë nga merkato e janarit dhe klubi po planifikon disa lëvizje për të afruar lojtarë që t’i japin ekipit shtysën për të tentuar ngjitjen. Klubi ia doli të shkonte në play-off në vitin e kaluar, por nuk kaloi dot Shefilld Junajtid në turin e parë.

Një ndihmë e papritur për të planifikuar lëvizjet e janarit, klubit të Bristol po i vjen nga Mançester Siti. Trajneri Pep Guardiola ka vendosur që të afrojë në radhët e skuadrës së tij Antuan Semenio të Bornmuthit dhe do të paguajë klauzolën e largimit të anësorit të sulmit që në ditët e para të janarit.

Klauzola është 65 milionë paund dhe një pjesë e këtyre parave do të përfundojnë në arkat e Bristolit. Semenio iu bashkua Bornmuthit në vitin 2023 pikërisht nga radhët e Bristolit, për një shifër prej 10 milionë paund. Por klubi aktual i Anis Mehmetit, asokohe vendosi një klauzolë në kontratën e transferimit, duke ruajtur 20% të fitimeve nga shitja e radhës e ganezit.

M aktivizimin e klauzolës prej 65 milionë paund të tij, në arkat e Bristol përfundojnë menjëherë rreth 11 milionë paund, që pritet të përdoren nga klubi për përforcime në merkaton e janarit me objektivin për të arritur elitën, apo edhe për të blinduar me kontrata të reja futbollistët në skadencë, mes të cilëve është edhe vetë Mehmeti



Read it all at Bota Sot