Shkëndija në mision, afër marrëveshjen me sulmuesin e spikatur

- Bota Sot

Shkëndija në mision, afër marrëveshjen me sulmuesin e spikatur

Gjatë pushimit dimëror, Shkëndija e Tetovës, pritet të ketë ndryshime të mëdha në stafin e futbollistëve, ku kampioni i Maqedonisë do të sulmojë kurorën e dyfishtë në vend dhe paraqitjen në fazën eliminatore pranverore të Conference League.

“Klubi ka lënë pas një vit historik, mblodhi rreth 6,000,000 euro vetëm nga paraqitjet në garat e UEFA-s, dhe gjatë këtij dimri do të ketë edhe të ardhura të mira nga transferimet e disa prej lojtarëve të ekipit të parë.

Synimi i Shkëndijes që në ditët e para të vitit 2026 është që të sjellin në radhët e saj golashënuesin Marko Gjorgievski.

 Sulmuesi i fuqishëm bëri një transferim të mirë te Cluj nga Rumania në afatin kalimtar të verës, ku ishte i huazuar te Hermannstadt.

Në të kaluarën, ai pati tri sezone të shkëlqyeshme te Sileksi dhe tani ka një rast për tu rikthyer në Maqedoni dhe në ekipin e Shkëndijës.

Ajo që po negociohet është mundësia që Gjorgievski të blihet nga Shkëndija, ndërsa Cluj ofroi një opsion për transferim.

Klubi nga Tetova dhe kampioni rumun janë në komunikim të ngushtë, duke marrë parasysh se këtë dimër lojtari nga Kosova Drilon Islami, i cili luan në mesfushë, pritet të vijë te Shkëndija nga Cluj”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.



Read it all at Bota Sot