Tottenham konfirmon transferimin

- Bota Sot

Tottenham konfirmon transferimin

Tottenham Hotspur ka konfirmuar zyrtarisht largimin e anësorit Brennan Johnson, i cili ka kompletuar transferimin te Crystal Palace për shumën prej 35 milionë funte.

Futbollisti i Kombëtares së Uellsit largohet nga Spurs vetëm gjashtë muaj pasi hyri në histori të klubit, duke shënuar golin e fitores në finalen e Europa League, ku Tottenham mposhti Manchester Unitedin, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për një trofe madhor.

Johnson iu bashkua Tottenhamit në fund të afatit kalimtar veror të vitit 2023 nga Nottingham Forest për rreth 47.5 milionë funte.

Ai u bë shpejt pjesë e rëndësishme e skuadrës nën drejtimin e ish-trajnerit Ange Postecoglou, duke shënuar 18 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të dytë, pas vetëm pesë golave në sezonin debutues.

Megjithatë, pas ardhjes së trajnerit të ri, Thomas Frank, 24-vjeçari humbi hapësirën në formacionin e parë, çka ndikoi në vendimin për largim.

Kalimi te Crystal Palace i ofron Johnsonit një mundësi të re për të ringjallur karrierën, me “Eagles” që aktualisht renditen në pozitën e dhjetë në tabelën e Premier League, para Tottenhamit.

Në njoftimin zyrtar, Tottenham shkruan: “Ne kemi arritur marrëveshje me Crystal Palace për transferimin e Brennan Johnson.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në historinë e klubit si golashënuesi i fitores në finalen e UEFA Europa League sezonin e kaluar.

E falënderojmë Brennan për kontributin e tij dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”.



Read it all at Bota Sot