Dyert e mbyllura në Bavari për Viktor Osimhen. Sulmuesi nigerian i është propozuar së fundmi Bayern Munihut përmes një ndërmjetësi anglez, por përgjigjja e drejtorit sportiv Maks Eberl ka qenë e menjëhershme dhe negative:
“Për momentin nuk na nevojitet.”
Pavarësisht pëlqimit të lojtarit për këtë destinacion, prania e të paprekshmit Herri Kejn, bllokon çdo diskutim.
Një skenar që mund të rihapet vetëm në rast të largimit të anglezit në fund të sezonit, hipotezë që sot për sot duket e pamundur.