Pedro Gonzalez Lopez, i njohur nga të gjithë thjesht si Pedri, është një nga futbollistët më të vlerësuar në botë pasi është kthyer në pikë kyçe për Spanjën dhe Barcelonën.
Por karriera e mesfushorit mund të kishte qenë plotësisht ndryshe nëse Real Madrid do të kishte dëgjuar këshillat një trajneri spanjoll.
Pep Mel, një emër i njohur i trajningut në Spanjë, ka zbuluar gjatë një interviste se ka diskutuar rreth tij me Emilio Butragenjon, pjesë e klubit madrilen, duke marrë një përgjigje të papritur asokohe.
Diskutimet ishin bërë kur Pedri vishte ende fanellën e Las Palmas, para transferimit te Barcelona.
“Reali po e monitoronte. Unë fola me Butragenjon për Pedrin dhe ai më tha se i kishin referuar në klub se e kishin parë dhe ai nuk ishte një lojtar për Realin”, shpjegoi Pepe Mel bisedën me drejtuesin e madrilenëve.
Me siguri, tani në klubin madrilen janë penduar për atë vlerësim tmerrësisht të gabuar që i bënë potencialit të lojtarit.