Humbi vendin e tij në formacion

- Bota Sot

Humbi vendin e tij në formacion

Futbollistët shqiptarë kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para në merkaton e janarit në Itali dhe emri i parë i regjistruar nga Lega Serie A është ai i Endri Muhametit.

Mesfushori i Shpresave i ka dhënë lamtumirën Virtus Veronës ku luante në pjesën e parë të sezonit, për t’u kthyer përsëri pjesë e Atalantës, që zotëron kartonin e tij.

Në fakt mesfushori 21-vjeçar, ishte dhënë në huazim te Virtus Verona deri në fundin e edicionit me qëllimin që të aktivohej rregullisht.

Por pak nga pak ai humbi vendin e tij në formacion duke luajtur vetëm disa ndeshje në startin e edicionit. Ndaj lojtari ka vendosur që të mbyllë huazimin dhe të kthehet te bergamaskët, për t’u larguar menjëherë drejt një klubi tjetër.

Renate në Serinë C i ka bërë atij një ofertë të rëndësishme, duke i premtuar një rol qendror dhe futbollisti raportohet se ka gjetur akordin për të vazhduar atje karrierën.  

Pritet që në ditët në vijim të finalizohet marrëveshja mes klubeve dhe Muhameti të nisë një aventurë të re në futbollin italian.



Read it all at Bota Sot